Hoxha: Takimi Zaev-Mickovski, një kapitull i ri të prishjes së kohezionit ndër etnik në Maqedoninë e Veriut

Maqedonia

Hoxha: Takimi Zaev-Mickovski, një kapitull i ri të prishjes së kohezionit ndër etnik në Maqedoninë e Veriut

Më: 10 mars 2019 Në ora: 09:22
Arjanit Hoxha

Anëtari i kryesisë qendrore të Lëvizjes Besa, Arjanit Hoxha në një status të tij në rrjetin social fejzbuk, ka komentuar takimin Zaev-Mickovski i cili pritet të mbahet nesër në ora 20:00 në Qeverinë e Republikës së Maqedonisë së Veriut, thekson se me këtë partitë maqedonase po hapin një kapitull të ri të prishjes së kohezionit ndër etnik në Maqedoninë e Veriut dhe se me këtë partitë maqedonase po hapin një kapitull të ri të prishjes së kohezionit ndër etnik në Maqedoninë e Veriut.

"Pas 29 viteve që nga pavarësia e Maqedonisë, në vend që partitë politike maqedonase të jenë inkluzive në raport me faktorin politik shqiptar, ata përkundrazi po instalojnë mekanizmi përjashtues të partive politike shqiptare.

Takimi Zaev-Mickovski ku do bisedohet për shumë tema të rëndësishme që në masë të madhe i prekin edhe interesat e shqiptarëve, ndërsa në të njejtën kohë e përjashtojnë faktorin politik shqiptar është edhe një sinjal se ndasitë po thellohen në vend që të evitohen.

Nëse kryeministrit Zaev partitë shqiptare në qeveri i kanë dhënë mandat për të folur në emër të tyre, opozita shqiptare asnjëherë nuk do japë mandat asnjë partie maqedonase të vendosë me eksluzivitet për çështjet që janë në interes edhe të shqiptarëve.

Fakti që faktori politik shqiptar përjashtohet nga pjesmarrja aktive për tema si p.sh agjencioni i ri i shërbimit sekret, Prokuroria Publike Speciale, Prokuroria Publike shtetërore, ligjet që kanë të bëjnë me kodin penal dhe shume tema të tjera..., me këtë partitë maqedonase po hapin një kapitull të ri të prishjes së kohezionit ndër etnik në Maqedoninë e Veriut.", ka shkruar Arjanit Hoxha

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat