PTHP kërkon paraburgim për një person, dyshohet për tregti me lëndë narkotike

Maqedonia

PTHP kërkon paraburgim për një person, dyshohet për tregti me lëndë narkotike

Më: 13 mars 2019 Në ora: 11:11
Prokuroria Themelore Publike-Shkup

Prokuroria Themelore Publike-Shkup ka kërkuar paraburgim për një person 48-vjeçar, në shtëpinë se së cilit janë zbuluar lëndë narkotike.

Paraburgimi është kërkuar për shkak të rrezikut për arratisje. Ai dyshohet për shkak të veprës penale “prodhim dhe shitje të paligjshëm të lëndëve narkotike”.

Në shtëpinë e tij janë gjetur 293.71 gramë mariuhanë, 21.41 gramë lëngë kanabisi. Gjatë kontrollit është gjetur edhe një peshore.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat