Janakakis: Marrëveshja e Prespës bën thirrje për bashkëpunim në shumë fusha

Maqedonia

Janakakis: Marrëveshja e Prespës bën thirrje për bashkëpunim në shumë fusha

Më: 22 mars 2019 Në ora: 17:32
Dimitris Janakakis

“Në marrëdhëniet midis Greqisë dhe Maqedonisë së Veriut vitin e kaluar ka pasur një zhvillim deri më tani të pashembullt si rezultat i nënshkrimit historik të Marrëveshjes së Prespës dhe ratifikimit të saj më vonë nga ana e parlamenteve tona. Tani do të jetë me rëndësi të zbatohet partneriteti strategjik i vendosur me Marrëveshjen e Prespës. Jemi të gatshëm ta mbështesim Maqedoninë e Veriut si fqinj dhe miq të mirë dhe ta ofrojmë përvojën dhe njohuritë tona derisa vendi ecë drejt integrimit në organizatat evropiane dhe euroatlantike”.

Këtë e theksoi shefi i Zyrës për Ndërlidhje të Republikës së Greqisë Dimitris Janakakis, në pritjen e sotme të organizuar me rastin e 25 Marsit – Ditës Ndërkombëtare të Greqisë ku mori pjesë kryeministri Zoran Zaev, ministra në qeveri, kori diplomatik, zëvendësministri grek i Punëve të Jashtme Markos Buolaris, si dhe afaristë të shquar dhe personalitete të tjerë publik.

Ai tha se të dyja vendet tashmë kanë marrëdhënie shumë të mira në më shumë fusha që është konfirmuar edhe me praninë e më shumë kompanive dhe fakti se Greqia është investuesi i tretë sipas madhësisë në Maqedoninë e Veriut dhe partneri i dytë më i madh tregtar.

Janakakis u shpreh i bindur se në të ardhmen do të ketë rezultate më konkrete në marrëdhëniet mes dy vendeve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat