Gjorçev: Kemi ndërtuar marrëdhënie të forta me Gjermaninë, CDU-në dhe Fondacionin Konrad Adenauer - Bota Sot
Gjorçev: Kemi ndërtuar marrëdhënie të forta me Gjermaninë, CDU-në dhe Fondacionin Konrad Adenauer

Maqedonia

Gjorçev: Kemi ndërtuar marrëdhënie të forta me Gjermaninë, CDU-në dhe Fondacionin Konrad Adenauer

Më: 14 maj 2019 Në ora: 22:57
Pamje nga takimi

Në kuadër të konferencës “Roli i deputetëve në bashkëpunimin rajonal”, e cila është pjesë e Iniciativës ndërparlamentare për bashkëpunim midis vendeve të Ballkanit Perëndimor 2019, mbajtur në Berlin nga OBRM-PDUKM ishin të ftuar koordinatori i grupit parlamentar Nikolla Micevski dhe sekretari ndërkombëtar Vlladimir Gjorçev.

Gjorçev dhe Micevski nga Berlini thanë se lidhjet mes OBRM-PDUKM-së dhe CDU-së së Gjermanisë mbeten të forta dhe se do të intensifikohen në të ardhmen.

“OBRM-PDUKM ndërton miqësi të fortë me Gjermaninë, CDU dhe Fondacionin Konrad Adenauer, si dhe me Partinë Popullore Evropiane (PPE). Në periudhën e ardhshme presim bashkëpunim më intensiv. Jemi mirënjohës për ftesën e Fondacionit Konrad Adenauer, ne po vazhdojmë me më shumë aktivitete ndërkombëtare si pjesë e politikës së jashtme të OBRM-PDUKM-së”, theksoi Gjorçev.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...