Gjobiten 161 shoferë në Shkup

Maqedonia

Gjobiten 161 shoferë në Shkup

Më: 23 shtator 2021 Në ora: 12:04
Foto ilustrim

Ministria për Punë të Brendshme njofton se gjatë ditës së djeshme në territorin e Shkupit ka shqiptuar 161 gjoba.

“35 për tejkalim të shpejtësisë, 16 për ngasje të makinës pa patentë shoferi, 5 për vozitje në gjendje të dehur, 7 për makina të paregjistruara dhe teknikisht të parregullta”, thonë nga MPB.

Nga MPB-ja njoftojnë se janë shqiptuar dhe tre gjoba për mosvënien e rripit të sigurisë, katër për kalim në të kuqe në semaforë, 4 për vozitës fillestar dhe 56 për parkim të parregullt.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat