Kallëzim penal kundër një qytetari të Prilepit dhe një agjencie tursitike të dyshuar për mashtrim

Maqedonia

Kallëzim penal kundër një qytetari të Prilepit dhe një agjencie tursitike të dyshuar për mashtrim

Më: 5 shtator 2016 Në ora: 21:46
Ilustrim

Stacioni Policor në Prilep në Prokurorinë Themelore Publike parashtroi kallëzim penal kundër J.Ç. (29) nga Prilepi për shkak të ekzistimit të dyshimit për vepër të kryer penale “keqpërdorimi tëpozitës zyrtare dhe autorizimeve”, mashtrim” dhe “falsifikim ose shkatërrim të regjistrave afaristë” si dhe kundër personit juridik “STORIA Travel” SHPKNJP Prilep për shkak të ekzistimit të dyshimeve themelore për vepër të kryer penale “mashtrim” dhe “falsifikim ose shkatërrimin e regjistrave afariste.

E denoncuara e parë në rolin e administratorit të TA “Storia Travel SHPKNJP Prilep, firmë e cila deri në 04.08 2015 ka punuar nën emrin “Viazho” me seli në Prilep, ka bërë ndryshimin e selisë në Shkup, ndërsa selinë e cila ka qenë paraprakisht në Prilep e ka regjistruar si filial të kësaj firme.

MPB sot njoftoi se e denoncuara me qëllim që të fitojë përfitim të kundërligjshëm nga fundi i vitit 2015 dhe fillimi i vitit 2016 në mënyrë të vazhdueshme deri në gusht, përsëri ka filluar me kryerjen e shërbimeve të agjencive turistike, ku me paraqitjen e rremë se është e autorizuar që të shesë avio bileta me çmim shumë më të lirë se çmimi real, pa poseduar dokumentacionin e nevojshëm. Për tërë punën, sqarohet në njoftim, e denoncura nuk ka mbajtur asnjë lloj evidence llogaritare, e as ka dhënë llogari fiskale si dhe nuk ka paguar TVSH.

Në këtë mënyrë e denoncuara ka dëmtuar pesëmbëdhjetë subjekte prej të cilëve një është subjekt juridik, ndërsa të tjerët janë persona fizikë dhe gjatë kësaj ka marrë pasuri kundërligjore prej 1.613.446 denarësh.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat