Skandaloze, Në Prilep 15 martesa të vajzave nga 12-15 vjeç

Maqedonia

Skandaloze, Në Prilep 15 martesa të vajzave nga 12-15 vjeç

Më: 15 nëntor 2016 Në ora: 16:05
ilustrim

Martesat ku njëri prej bashkëshortëve është nën 18 vjeç, cënën të drejtat e fëmijëve, e kufizon procesin arsimor, mund të shkaktojë çrregullime shëndetësore dhe pabarazi gjinore, thuhet në analizën “Martesat e fëmijëve: prej dashurisë deri në shkelje të rënda të të drejtave të njeriut” të Shoqatës Roma – SOS Prilep, që u prezantua sot në Shkup.

Të dhënat nga kjo analizë flasin se madje 122 martesa janë lidhur në Prilep me rrethinat, vetëm në periudhën nga viti 2011 deri në vitin 2016, ndërmjet romëve – të mitur nën moshën 18 vjeç. Gjysma e të miturave që kanë hyrrë në bashkëshortësi, menjëherë kanë mbetur shtatzëna. Situata arriti kulmin vitin e kaluar, kur janë lidhur 23.2 për qind e martesave.

Nga këto 122 bashkësi martesore, 67 për qind janë ndërmjet të të miturve, ndërsa 33 për qind janë bashkësi martesore vajzat e mitura janë të martuara me meshkuj nga mosha 18 deri në 40 vjeç.

Shumica e vajzave (42) janë martuar  në moshën 14-15 vjeç, 16 të moshës 12-13 vjeç, ndërsa vetëm 7 vajza janë martuar në moshë 16-17 vjeç.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat