Bebe Rexha ka në duar fatin e garuesve të eliminuar të “The Voice” në SHBA

Mediale Vip

Bebe Rexha ka në duar fatin e garuesve të eliminuar të “The Voice” në SHBA

Më: 26 shkurt 2019 Në ora: 16:40
Bebe Rexha

Bebe Rexha është një ndër këngëtaret më të suksesshme shqiptare në rrafshin ndërkombëtar.

Këngëtarja shqiptare ka publikuar një numër të këngëve dhe ka mbajtur koncerte të shumta anembanë globit.

Së fundi, 28-vjeçarja ka marr një ftesë të veçantë prej talent shout të zbulimit të talenteve të reja “The Voice”.

Biondina do ta ketë në dorë fatin e disa prej garuesve që janë eliminuar në fazën e parë dhe munden që të kthehen në talent shou.

Kështu së paku ka bërë të ditur bukuroshja përmes llogarisë personale në Twitter teksa ka shpërndarë videon promovuese.

Kujtojmë se Rexha së fundit ka publikuar videokëngën më të re të titulluar “Last Hurrah”, i cili u mirëprit prej fansave, por jo edhe nga babai i saj.

Ai kishte kritikuar fillimisht të bijën për skenat e nxehta të videos, por që me kalimin e kohës është pajtuar me Beben.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat