Pse dështoi martesa e parë e Bradley Cooper?

Mediale Vip

Pse dështoi martesa e parë e Bradley Cooper?

Më: 27 shkurt 2019 Në ora: 19:54
Jennifer Esposito dhe Bradley Cooper

Përpara se fansat të dashuroheshin marrëzisht me të ashtuqujaturin çiftin perfekt të Oskarit, Lady Gaga dhe Bradley Cooper, dhe përpara se të ekszistonte çifti perfekt në jetën reale Cooper- Shayk, aktori seks-simbol ka qenë i martuar me aktoren Jennifer Esposito. Të dy aktorët nisën të dilnin bashkë në dhjetor të 2016. Megjitatë martesa e tyre zgjati vetëm … 4 muaj.

Sipas revistës prestigjoze “US Weekly”, Esposito dorëzoi formularin e divorcit përfundimtar në maji të 2007, ndërsa fundi i martesës u vulos në nëntor të 2007 me aprovimin e të dy palëve. Po pse nuk eci kjo martesë?

Gjatë një interviste në 2011 në programin radiofonik të Hauvard Sternit, ku Bradley ishte i ftuar, ai ka prekur dhe argumentin e martesës duke u shprehur së gjerat thjesht ndodhin, por e  rëndësishme është kur diçka nuk shkon ta kuptojnë të dy që kjo gjë nuk mund të vazhdojë…

“Thjesht ndodhi. Por gjëja e mirë është që e kuptuan të dy. Në disa raste ti thjesht e ndjen. Është interesante, por ç’është për të ndodhur, ndodh.”

Jennifer Esposito është një aktore e njohur dhe e afirmuar. Roli i parë i saj është në serialin e njohur të vlerësuar me shumë çmime Laë & Order në 1996. Dhe që atëherë karriera e aktores shënon vetëm rritje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat