Aktori i njohur godet çiklistin me Lamborghini, ja çfarë i ndodh - Bota Sot
Aktori i njohur godet çiklistin me Lamborghini, ja çfarë i ndodh

Mediale Vip

Aktori i njohur godet çiklistin me Lamborghini, ja çfarë i ndodh

Më: 16 prill 2019 Në ora: 13:40
Benedict Cumberbatch

Benedict Cumberbatch kohë më parë ka hëngër një shuplakë nga një çiklist, të cilin e rrëzoi me automobil.

Sipas mediave të huaja, ylli i filmit “Sherlock” mori pjesë në aksidentin në ishullin White në shtatorin e kaluar.

Peshkatari në pension Michael Lawrence përshkroi për gazetën britanike The Sun se po ngiste biçikletën në rrugën e fshatit në momentin kur u godit nga vetura.

Michael me këtë rast pësoi lëndime dhe kur aktori doli nga vetura, ai e qëlloi shuplakë.

Pasi Benedict hoqi kapelën, peshkatari e kuptoi se për kë bëhej fjalë dhe aktori e dërgoi deri në spital. Sipas peshkatarit, Benedict nuk protestoi për shkak të shuplakës që hëngri, duke pasur parasysh lëndimet që i shkaktoi Lawrence.

Policia e rrethit Hampshir bëri të ditur se aksidenti është regjistruar në raport, por nuk është ngritur padi kundër askujt dhe se çështja është rregulluar përmes sigurimit.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...