Dua Lipa nuk ndalet, thyen një tjetër rekord

Mediale Vip

Dua Lipa nuk ndalet, thyen një tjetër rekord

Më: 23 qershor 2019 Në ora: 11:25
Dua Lipa

Dua Lipa  kohët e fundit ka arritur të rrëmbejë disa çmime në kompeticionet më të rëndësishme muzikore si “The Global Awards”, “Grammy Awards” etj.

Së fundmi artistja ka vendosur një rekord, duke hyrë edhe në histori si e para artiste femër që arrin një sukses të tillë. Dua Lipa ka fituar 800 milionë shikime në platformën ‘Spotify’ nga tre këngë të saj mjaft të njohura.

Këngëtarja me origjinë shqiptare e ka ndarë këtë gjë me të gjithë ndjekësit e saj në ‘Instagram’ përmes një ‘story’, në të cilën shkruhet: “Dua Lipa është artistja e parë femër në histori që ka të paktën 3 këngë me më shumë se 800 milionë shikime në ‘Spotify’. Ajo e arriti këtë gjë me këngët ‘New Rules’, ‘One Kiss’ dhe ‘IDGAF’”.

Image

Për këtë gjë Dua ka falenderuar bashkëpunëtorët e saj, sepse bashkangjitur këtij lajmi ka shkruar: “Skuadra më e fortë se asnjëherë tjetër”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat