Malësori publikoi këngën e re “ Llafe, llafe” - Bota Sot
Malësori publikoi këngën e re “ Llafe, llafe”

Mediale Vip

Malësori publikoi këngën e re “ Llafe, llafe”

Nga: Gjekë Gjonaj Më: 11 korrik 2019 Në ora: 20:37
Malësori

Këngëtari i mirënjohur dhe shumë i dashur për publikun shqiptar me rrënjë  nga krahina e Trieshit të Malësisë së Mbishkodrës, Malësori para pak ditësh publikoi një projekt të ri. Fjala është për këngën “ Llafe, llafe” , e shoqëruar me vidoklip, të realizuar në Prishtinë nga videoproduksioni “ Piksels” .

 Tekstin e këngës e ka shkruar dhe kompozuar Ilir Berani. Për orkestrimin është përkujdesur Miti Geci. “Kënga  është ritmike, me plot dinamikë dhe atmosferë verore”, thotë Malësori, duke shpresuar se kënga do të pëlqehet nga fansat e tij të shumtë në gjithë hapësirën mbarëshqiptare dhe në dispaorë.  

Kujtojmë se Malësori ka një veprimtari të gjatë  dhe të suksesshme artistike në skenën muzikore. Ka bashkëpunuar me këngëtarët më në zë shqiptarë dhe ka shfaqur qindra kocerte   në Mal të Zi, Kosovë e   vende të tjera . Kudo është mirëpritur dhe duartrokitur për zërin e tij të ëmbël , karakteristik, të veçantë dhe sjelljen e tij shembullore si artist i mirëfiltë, i cili di jo vetëm të kënaq publikun, por edhe të respektojë atë.

Fillimet  artistike të këngëtarit tim të preferuar  Malësor  Prenkoçaj, i lindur në kryqytetin  e Malit të Zi në Podgoricë (  atëherë Titograd)  e kam ndjekur  që në moshën e tij 14 vjeçare, kur u anëtarësua në SHKA” Besa” të Trieshit.  Ishte kënaqësi e veçantë të shohësh një djalosh ( nip) të  lindur dhe të  rritur në një qytetet ( kryeqytet) me   më se 99 për qinnd me popullatë joshqiptare, të veshur  në  veshë  kombëtare, xhamadan, çakshirë , qeleshe të bardhe dhe këpucë lëkure,  fillimisht si  inastrumentist e më pastaj edhe si këngëtar. Ansambli “ Besa” ishte  ajo lule e bukur  ku Malësori e nuhati dhe e mori nektarin e parë të muzikës, i cili e frymëzoi, e brumosi, e gdhendi dhe e pasuroi  atë me dashuri ndaj kulturës muzikore, trashëgimisë kulturore  dhe vendlindjes  të të parëve të tij.  

Me shëmbullin e Malësorit  krenohet e gjithë Malësia dhe më gjerë. Për faktin se ka shumë pak të rinj shqiptarë si Malësori  në Malin e Zi që e fitoi luftën e vështirë, gati të pamundur ndaj asimilimit të plotë.  Dhe atë  falë  mbi të gjitha dashurisë së  jashtëzakonisht të madhe  që kishte për të ruajtur gjuhën, gjakun,  kombin, kulturën, traditën dhe flamurin  shqiptar.  Populli ynë nuk ka thënë kot: “ Gjaku nuk bahet ujë”.

Gjithësesi duhet theksuar se kontributin më të madh në rrugëtimin dhe formimin  e Malësorit si këngëtar kanë dajët e tij, për të cilët ai ka shumë konsederatë.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...