Xhemin mund ta shohim nuse në përvjetorin e martesës, moderatorja zbulon publikisht dëshirën

Mediale Vip

Xhemin mund ta shohim nuse në përvjetorin e martesës, moderatorja zbulon publikisht dëshirën

Më: 20 korrik 2019 Në ora: 06:26
Xhemi Shehu

Xhemi Shehu ka zbuluar publikisht dëshirën për t’u veshur nuse me anë të një komenti në një prej fotove të fustaneve të Marçela Latit.

“Unë do bëj përvjetor më duket”, shkruan ajo duke treguar kështu dëshirën e madhe që ka dhe faktin që fustani në fjalë i pëlqeu shumë.

Megjithëse për pak muaj feston plot 9 vite martesë, Xhemin nuk e kemi parë të veshur si nuse në dasmën e saj.

Image

Ajo ka sfiluar si modele disa herë duke u kthyer në një nga nuset më të bukura të pasarelave, por nëse do realizohej kjo dëshirë e saj me siguri do ishte surprizë shumë e bukur edhe për publikun.

Moderatorja e njohur është e martuar me Visin, një bisnesmen i suksesshëm në Tiranë dhe është nënë e një djali. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat