Dafina Zeqiri zbulon për herë të parë se ka gjashtë defekte trupore: Nga hunda deri te të pasmet e vogëla

Mediale Vip

Dafina Zeqiri zbulon për herë të parë se ka gjashtë defekte trupore: Nga hunda deri te të pasmet e vogëla

Më: 29 korrik 2019 Në ora: 21:49
Dafina Zeqiri

Dafina Zeqiri është një ndër këngëtaret më të përfolura në estradën muzikore shqiptare.

Bukuroshja është mjaft aktive në rrjetet sociale teksa publikon imazhe video të ndryshme nga jeta publike, por edhe private.

Ajo kohët e fundit po sjell fotografi në llogarinë personale në Instagram teksa shihet në poza provokuese në bikini duke ekspozuar tatuazhet, por edhe linjat seksi trupore.

Por, ajo nuk ka ngurruar që të tregojë se ka edhe defekte trupore, me të cilat është mësuar dhe po jeton pa komplekse.

“Unë kam celulit, zgjerim venash, madje edhe dje gjeta një. Kam mësuar t’i dua njësoj siç dua edhe strijat. E di që “disa” njerëz presin që VIP-at të jenë perfektë dhe të gjithë e dimë që Photoshop-i dhe Dielli bëjnë magji. Sepse ti je magjike me të metat dhe me gjithçka që ke”, ka shkruar fillimisht këngëtarja.

“Modeli i flokëve? Më pëlqen. Kjo është ajo që ka rëndësi! Të pasmet e vogla? Po, i dua! Duaje veten tënde edhe pse të tjerët të gjykojnë. Hunda ime nuk është e drejtë. Kam një qafë të gjatë. Mendoj se kafsha ime shpirtërore është gjirafa. Bëj çfarë të duash, kush është perfekt? Ji vetja jote! Duaj çdo gjë që ka lidhje me veten tënde”, shkroi Dafina.

Ndryshe, Zeqiri është duke punuar në projekte të reja muzikore gjersa po mban edhe disa koncerte muzikore.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat