Një kopësht i vogël botanik; kështu duket vila e Sonila Meços! - Bota Sot
Një kopësht i vogël botanik; kështu duket vila e Sonila Meços!

Mediale Vip

Një kopësht i vogël botanik; kështu duket vila e Sonila Meços!

Më: 14 gusht 2019 Në ora: 15:28
Sonila Meço

Ndërsa po shijon pushimet herë në det, e herë në destinacionin e saj të preferuar në Dardhë të Korçës, gazetarja Sonila Meço na ka njohur pak orë më parë, me banesën e saj e cila duket si një kopësht i vogël botanik.

Duket se jo vetëm Sonila, por edhe pjesëtarët e tjerë të familjes janë të apasionuar pas luleve, bimëve e natyrës, ndaj secili prej tyre ka kontribuar që shtëpia të kthehet në një copëz të vogël lëndine.

“Të ‘ushqesh’ një kopësht me lule nis me duart në pleh, por përfundon duke ushqyer shpirtin. Në shtëpizën tonë jemi të gjithë kopshtarë”; ka shkruar Meço përbri disa fotove të postuara në rrjetin social Instagram, teksa na njohu me ‘folezën’ e saj.

Siç duket edhe nga fotot, ‘veprat’ e së bijës Amaris, mami i ka caktuar vendin më të dukshëm, atë të dritarës së verandës, në të cilën janë vendosur punimet e kukullat e preferuar të vogëlushes.

Deri në nisje të sezonit të ri televiziv, për gazetaren Meço ka ende edhe disa ditë për të shijuar dhe soditur pezashin e këndëshëm që ndodhet në vilën e saj të banimit.

Image
Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...