Elvis Presley, 42 vite nga vdekja e “Mbretit të rokut” - Bota Sot
Elvis Presley, 42 vite nga vdekja e “Mbretit të rokut”

Mediale Vip

Elvis Presley, 42 vite nga vdekja e “Mbretit të rokut”

Më: 16 gusht 2019 Në ora: 07:06
Elvis Presley

Në përvjetorin e tij të 42-të të vdekjes, sot kujtojmë Elvis Presley, i cili ende sot mbetet mbret i muzikës rok.

Më 16 gusht 1977, bota humbi një legjendë muzikore, Elvis Presleyn, i cili ndërroi jetë në moshën 42 vjeçare.

Lindur në Tupelo të Mississippis më 8 janar 1935, Elvis filloi një karrierë si muzikant pasi u transferua në Memphis. Në janar të vitit 1956, ai publikoi këngën e tij të parë “Hotel Heartbreak”, i cili u shndërrua menjherë në hit në SHBA.

Prej atij momenti, popullariteti i Elvis Presley vazhdoi të rritet.

Fansat e Elvis Presley nga e gjithë bota do të ndezin qirinj para pronës së tij në Memphis, në shenjë të kujtimit për të.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...