Justin dhe Hailey do mbajnë dasmën në përvjetorin e parë të martesës - Bota Sot
Justin dhe Hailey do mbajnë dasmën në përvjetorin e parë të martesës

Mediale Vip

Justin dhe Hailey do mbajnë dasmën në përvjetorin e parë të martesës

Më: 20 gusht 2019 Në ora: 22:48
Justin dhe Hailey Bieber

Justin Bieber dhe Hailey Baldwin do mbajnë festën e tyre të dasmës në muajin kur edhe i dhanë fund beqarisë. Çifti i famshëm ka vendosur të mbajë dasmën në shtator dhe raportohet se janë shumë të lumtur e të emocionuar.

Modelja dhe këngëtari u martuan në fshehtësi në një gjykatë në New York më 13 shtator të vitit të kaluar.

Ata menduan disa herë të zhvillonin një dasmë por e shtynë për shkak të problemeve të Justin me shëndetin mendor. Por duket se tani gjithçka është në rregull dhe në maj çifti mori vendimin për të zhvilluar dasmën.

Ndërkohë thuhet se Hailey po merret me organizimin.

Mediat raportojnë se ylli i popit dhe 22-vjeçarja dëshirojnë të mbajnë një ceremoni fetare dhe një festë me familjen e miqtë.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...