Fansat e Butrintit e zbuluan menjëherë kush është vajza që e shoqëron me pushime dhe çfarë bën ajo në jetë - Bota Sot
Fansat e Butrintit e zbuluan menjëherë kush është vajza që e shoqëron me pushime dhe çfarë bën ajo në jetë

Mediale Vip

Fansat e Butrintit e zbuluan menjëherë kush është vajza që e shoqëron me pushime dhe çfarë bën ajo në jetë

Më: 10 shtator 2019 Në ora: 18:53
Butrint Imeri, Ery Viero

Fansat janë në gjendje të zbulojnë shumë detaje rreth jetës së personazheve të famshëm duke qenë se qëndrojnë gjatë në profilet e e tyre duke investiguar. Së fundmi ka pasur shumë lajme për Butrint Imerin dhe pushimet e tij këtë shtator. Pse? Fillimisht u aludua se ai ishte me pushime me moderatoren e njohur Kiara Tito.

Fakti që të dy po pushonin në Greqi, i bëri të gjithë të mendojnë se ata janë bashkë. Mirëpo, mbrëmë Butrinti tregoi me fytyrë vajzën që e shoqëronte në pushime dhe nuk ishte Kiara. Ai tregoi vetëm fytyrën e saj pa zbuluar emrin.

Mirëpo, faqja “Butrinti, my love” ka bërë kërkime për vajzën simpatike brune. Ajo është Ery Viero, modelja në videoklipin “Dream Girl”. Çfarë e lidh Butrintin sërish me të? Ata mund të jenë duke punuar për një videoklip të ri ose ka diçka më shumë mes tyre.

Ery është modele braziliano-italiane dhe studion për arkitekturë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...