Sam Smith kërkon që t’i referohen në gjininë asnjanëse - Bota Sot
Sam Smith kërkon që t’i referohen në gjininë asnjanëse

Mediale Vip

Sam Smith kërkon që t’i referohen në gjininë asnjanëse

Më: 16 shtator 2019 Në ora: 08:55
Sam Smith

Sam Smith ka kërkuar nga fansat e tij që të mos i referohen me përemra të gjinisë mashkullore , prej se është deklaruar me ‘gjini të papërcaktuar’.

Këngëtari i muzikës pop ka bërë një postim në rrjetet sociale lidhur me këtë vendim duke treguar se i është dashur të mendohej shumë para se ta deklaronte veten të tillë.

“Pas një lufte jetësore me gjininë time, kam vendosur ta pranoj veten ashtu si jam, brenda dhe jashtë”.

“Kam pasur shumë emocione për ta shpallur këtë, sepse i kushtoj shumë vëmendje asaj që thonë njerëzit”, ka shkruar mes tjerash 27-vjeçari.

Para gjashtë muaj, Smith deklaroi se nuk ndihet as mashkull as femër, por “diçka ndërmjet”, ndërsa ka theksuar se njerëzit përreth tij e mbështesin vendimin që ka marrë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...