Në maj të vitit të kaluar çifti shumë i dashur për publikun, Almeda dhe Tolgahan Sayisman u bënë prindër për herë të parë me ardhjen në jetë të Efehanit.
Çifti në çdo intervistë shprehen të lumtur për mrekullinë që ka ardhur në jetën e tyre.
Së fundmi Almeda dhe Tolga festuan Shën Valentinin në një restorant në Stamboll, ku u përballën me gazetarët.
Gjatë intervistës çifti zbuloi shumë për marrëdhënien e tyre dhe djalin, Efehanin.
Tolgahan dhe Almeda treguan se fjala e parë që tha vogëlushi ishte "Baba", më pas tha "Dede" (Gjysh) dhe më pas tha "Nona" në shqip.
Almeda tregoi se i flet vetëm shqip djalit prandaj vogëlushi po mëson pak nga të dyja gjuhët.
Të pyetur nëse po mendojnë për një fëmijë të dytë, Tolgahani e shprehu menjëherë dëshirën për ta bërë Efehanin me motër ose vëlla ndërsa Almeda u shpreh se është ende herët.