Zbulohet arsyeja e ndarjes së Hande Erçel nga partneri, ai i kërkoi fëmijë

Mediale Vip

Zbulohet arsyeja e ndarjes së Hande Erçel nga partneri, ai i kërkoi fëmijë

Më: 31 korrik 2020 Në ora: 21:19
Hande Erçel është ndarë nga partneri i saj Murat Dalkiliç

Pak ditë më parë mediat turke bënë të ditur se aktorja Hande Erçel është ndarë nga partneri i saj Murat Dalkiliç.

Lajmin e konfirmoi edhe vetë aktorja turke e cila vazhdon të ruajë respekt për këngëtarin.

Sot mediat turke kanë zbuluar se arsyeja e ndarjes së çiftit ka qenë dëshira e Muratit, 36 vjeç për tu bërë baba. Ai i ka kërkuar Handes të bëhen me fëmijë, por aktorja nuk ka pranuar.

“Nuk mendoj ende të bëhem mama edhe për ca kohë”- i është përgjigjur ajo.

Çifti kanë pasur shumë argumenta dhe kanë vendosur të ndahen.

26-vjeçarja është shprehur se është ende herët për tu bërë nënë pasi tani ajo është në kulmin e karrierës. Murat madje kishte menduar t’i propozonte për martesë Handes por planet nuk shkuan siç ai mendonte.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat