Sara takohet me familjen e ish të dashurës së Ledrit

Mediale Vip

Sara takohet me familjen e ish të dashurës së Ledrit

Më: 20 gusht 2020 Në ora: 12:25
Sara Hoxha dhe Ledri Vula

Teksa është në pritje të ëmbël, Sara Hoxha këtë verë periudhën e pushimeve e ka pasur të zgjatur.

Pas disa javëve të qëndrimit në jug të Shqipërisë, ajo bashkë me Ledrin janë zhvendosur më në veri, konkretisht në Ulqin ku po shijojnë edhe ca ditë të tjera në bregdet.

E koha kur janë në Mal të Zi ka përkuar me pushimet e një tjetër familjeje.

Image

Fjala është për atë të këngëtares me famë botërore, Dua Lipa. Prindërit, motra dhe vëllai i Duas janë zhvendosur në Ulqin me ç’rast janë takuar me Sarën dhe Ledrin, siç e tregojnë fotografitë e publikuara së fundmi në rrjete sociale.

Pavarësisht se Ledri ishte përfolur për një romancë me Duan vite më parë, raportet mes artistëve dhe familjeve respektive kanë mbetur tejet miqësore dhe në këtë mes duket se as Sara nuk përbën përjashtim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat