E dini sesi do ta thërrasin Princeshën Charlotte në shkollë?

Mediale Vip

E dini sesi do ta thërrasin Princeshën Charlotte në shkollë?

Më: 9 shtator 2020 Në ora: 18:07
Princesha Charlotte

Shkolla e Princeshës Charlotte dhe Princit George, Thomas’s Battersea, do të rihapet këtë javë pas pushimeve të verës.

Pas muajsh të tërë mësimi në shtëpi, mendohet se dy vogëlushët do të kthehen në shkollë së shpejti për fillimin e vitit të ri.

Princesha Charlotte do të shkojë në vitin e parë dhe George do të shkojë në vitin e tretë. Dhe ndërsa shumica e vendit mund t’iu referohet atyre si ‘Princi’ dhe ‘Princesha’, ata nuk do të njihen me terma mbretërorë nga shokët e tyre të klasës.

Mendohet se Princesha Charlotte do të përdorë titullin e prindërve të saj, ‘Cambridge’, si mbiemrin e saj, bashkë me anëtarët e tjerë të familjes Mbretërore, përfshirë Princin George.

Kjo do të thotë që princesha e vogël ka të ngjarë të njihet si Charlotte Cambridge nga shokët e saj të shkollës, dhe George do të jetë George Cambridge.

Përpos mbiemrit të tyre,  mendohet gjithashtu se miqtë e George kanë një pseudonim të adhurueshëm për të. Një burim i tha më parë “Vanity Fair” se George quhet “P.G.” në shkollë, duke iu referuar Princit George – një alternativë shumë më e shkurtër për titullin e tij zyrtar, i cili është George Alexander Louis, Lartësia e Tij Mbretërore Princi George i Kembrixhit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat