Travis Scott rrezikon një gjobë të madhe për këtë që bëri duke mbledhur 500 fansa!

Mediale Vip

Travis Scott rrezikon një gjobë të madhe për këtë që bëri duke mbledhur 500 fansa!

Më: 16 shtator 2020 Në ora: 18:36
Travis Scott

Reperi Travis Scott po gjobitet nga qyteti Downey pasi mblodhi pa leje një numër të madh  prej 500 personash në një restorant të McDonald’s për t’i takuar dhe për të provuar hamburgerin e tij që quhet Cactus Jack.

Travis, 28 vjeç, i cili ka një vajzë, Stormi, 2 vjeçe, me Kylie Jenner, ka bashkëpunuar me gjigantin e fast food dhe kjo shkaktoi mjaft furi.

Sipas TMZ, të dy Travis dhe McDonald’s në Downey, California mund të gjobiten sepse nuk kishin leje për tubim.

Travis thuhet se nuk arriti dot të merrte leje për të pranishmit para se të paraqitej për të përshëndetur fansat që ishin duke pritur në radhë për të provuar ushqimin që mbante emrin e tij.

Shumë prej tifozëve nuk kishin maska dhe nuk po ruanin as distancën shoqërore në mes të pandemisë.

“Policët raportuan për rreth 500 vetë të pranishëm dhe dërguan disa njësi për t’u siguruar që turma e madhe të qëndronte e sigurt”, bëjnë me dije burimet.

Fatmirësisht nuk pati incidente, siç ndodh zakonisht nëpër koncerte dhe nuk pati as arrestime.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat