Ndërron jetë aktorja e njohur, luftoi me kancerin për katër vjet

Mediale Vip

Ndërron jetë aktorja e njohur, luftoi me kancerin për katër vjet

Më: 9 gusht 2021 Në ora: 14:50
Foto ilustrim

Është ndarë nga jeta në moshën 70 -vjeçare Markie Post, aktorja e njohur përmes roleve në “Night Court” dhe “The Fall Guy”.

Vdekjen e saj e konfirmoi menaxherja e Post, Ellen Lubin Sanitsky, në një deklaratë për Fox Neës të dielën, duke treguar se ajo luftoi me kancerin për gati katër vjet.

Markie Post ka lindur në vitin 1950 në Palo, Kaliforni. Ajo filloi karrierën si producente në shfaqjen “Double Dare”.

Artistja bëri paraqitjen në vitet 1970 në “CHiPs”, “Barnaby Jones”, “The Incredible Hulk”, “The Lazarus Syndrome”, “Buck Rogers in the 25th Century” dhe “Hart to Hart”.

Nga atje, karriera vazhdoi edhe në shfaqje të tjera të profilit të lartë si në “The Love Boat”, “Cheers”, “Fantasy Island” dhe “The A-Team”.

Markie ka lënë pas bashkëshortin e saj, producentin dhe shkrimtarin, Michael A.Ross si dhe vajzat: Kate Armstrong Ros dhe Daisy Schoenborn.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat