Elvana Gjata befason fansat me deklaratën ‘bombë’: Më 22 qeshor do të martohem

Mediale Vip

Elvana Gjata befason fansat me deklaratën ‘bombë’: Më 22 qeshor do të martohem

Më: 7 maj 2023 Në ora: 10:43
Elvana Gjata

Çifti i shumëpërfolur, Luiz Ejlli dhe Kiara Tito, kanë kurorëzuar dashurinë e tyre me martesë në mbrëmjen e finales së madhe të edicionit të dytë të Big Brother VIP Albania.

Dyshja të cilët u njohën gjatë qëndrimit në shtëpinë më të famshme në Shqipëri, u veshën si nuse dhe dhëndër gjatë celebrimit të tyre.

Kurorëzimi i tyre u realizua në Bashkinë e Tiranës nga i pari i kryeqytetit, Erion Veliaj.

Befasia për çiftin ishte prezenca e këngëtares së njohur Elvana Gjata, e cila këndoi disa këngë për çiftin.

Elvana surprizoi të gjithë me deklaratën e saj teksa tha se do të martohet me 22 qershor.

Kjo ishte një shaka nga këngëtarja sepse ajo do të mbajë një koncert madhështor në stadiumin Air Albania më 22 qershor.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat