Graciano “plas bombën” që përfshin Erjolën dhe Romeon – për çfarë bëhet fjalë?

Mediale Vip

Graciano “plas bombën” që përfshin Erjolën dhe Romeon – për çfarë bëhet fjalë?

Më: 8 maj 2024 Në ora: 06:20
Erjola dhe Romeo

Situata dinamike ka pasur në Prime-in e së martës brenda Big Brother VIP Albania.

Ishte Graciano i cili “plasi bombën” duke thënë se ekziston një pëlqim mes Erjolës dhe Romeos.

Gjatë dhomës së rrëfimit, balerini potencoi se Romeo e ka pasur fiksim Erjolën.

Unë gjatë qëndrimit kur hyra herën e dytë, kam parë disa situata, sikurse interesin që kanë pasur për njëri-tjetrin. Të qeshurat e Erjolës kur i afrohej afër”, deklaroi ai derisa indikonte për një flirt mes këtyre dyve.

Megjithatë, një gjë e tillë u hodh poshtë nga Romeo dhe Erjola.

Dyshja mohuan se ekziston diçka mes tyre, madje një reagim të ashpër pati vetë banorja lidhur me këtë. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat