Modelja tregon për aferën me yllin e Premierë Ligës: Më kërkonte foto lakuriq, nuk e dija që ishte i martuar

Mediale Vip

Modelja tregon për aferën me yllin e Premierë Ligës: Më kërkonte foto lakuriq, nuk e dija që ishte i martuar

Më: 8 maj 2024 Në ora: 09:05
Paola Saulino

Një modele e cila deklaroi se kishte pasur një aferë me një futbollist të Ligës Premier thotë se ishte fyer rëndë nga bashkëshortja e sportistit.

Paola Saulino, thotë se ishte gabim që ishte fajësuar për aferën, duke qenë se ishte “ndjerë shumë keq”.

Modelja kishte folur për lidhjen sekrete gjatë një interviste në vitin 2022 kur tregoi se si ishte takuar me yllin e Ligës Premier.

Ajo tha se nuk ia kishte idenë që sportisti ishte në një lidhje me një grua tjetër, derisa potencoi se ai kishte kërkuar foto lakuriq.

“Kurrë nuk duhet ta ofendoni gruan me të cilën ju ka tradhtuar burri. Duhet të tregoheni të matur dhe ta kuptoni se problemi është i yti dhe jo i të dashurës së partnerit”, tregoi ajo.

Saulino thjesht sqaroi se kishte rënë në dashuri me sportistin me të cilin kishte pasur aferën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat