“Lidhja me Beatrixen ka qenë e sajuar nga Donaldi dhe Bora për famë”/ Ish-banorja befason me deklaratën

Mediale Vip

“Lidhja me Beatrixen ka qenë e sajuar nga Donaldi dhe Bora për famë”/ Ish-banorja befason me deklaratën

Më: 14 maj 2024 Në ora: 06:56
Beatrix, Bora Zemani dhe Donaldo Veshaj

Ish-konkurrentja e “Big Brother Vip”, Dea Vieri së fundmi ishte e ftuar në emisionin “E Diell”, ku ndër të tjera ka folur për lidhjen e Bora Zemanit dhe Donaldo Veshajn.

Sipas blogeres ndarja e dyshes para se aktori të futej në “BBV”, puthja e çiftit në shtëpi dhe tradhtia e Donaldit me Beatrix Ramosaj në këtë reality show ishte e gjitha e sajuar nga dyshja për famë.

“Një çift që mua nuk ma ndryshon njeri mendjen, por që mendoj që janë ndarë dhe bashkuar përsëri për famë janë Donaldi me Bora Zemanin.

Ata atë ndarjen e kanë pasur thjeshtë sa për lajm, edhe atë ndarjen e bashkimin, atë puthjen dhe ndarjen prap. Unë mendoj që ndarja para Big Brother është bërë për famë.

Ai bashkimi aty ka qenë i bukur dhe ndarja pastaj lidhjen e tij me Trixen e gjitha ka qenë e sajuar për famë, përderisa ata tani janë bashkë”– tha Dea.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat