Dijonisi zbulon surprizën që do t’i bëjë publikut së bashku me Marianën

Mediale Vip

Dijonisi zbulon surprizën që do t’i bëjë publikut së bashku me Marianën

Më: 14 maj 2024 Në ora: 09:04
Dijonis Biba

Dijonis Biba një ndër personazhet që la gjurmë në “Ferma VIP”, i cili me vetëdije të plotë mori vendimin për të lënë garën përgjysmë.

Në spektaklin e mbrëmshëm ai ka qenë i ftuar përballë Fjoralba Ponarit dhe opinionistëve, Enkel Demi, Sonila Meço dhe Armina Mevlani.

Ai ka deklaruar se pas daljes nga “Ferma VIP” ka nisur një tjetër projekt i madh, ku do të bëjnë pjesë edhe personazhe të tjerë të fermës si dhe aktorja e madhe Mariana Kondi e cila ishte gjithashtu pjesë e “Ferma VIP”.

Pjesë nga biseda:

Fjoralba: Na thuaj dhe jetën përjashta, planet e tua që të presin?

Dijonisi: Atëherë unë me Again, Marjana Kondin dhe aktorë të tjerë. Domethënë  Holta Dulaku ka marrë përsipër të na bëjë një film mua dhe Marjanës. Për 3-4 muaj del filmi, është një film shumë i fortë.

Sonila: Po në politikë do hysh?

Dijonisi: Po, po, kryeministër direkt.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat