Zayn Malik ndryshon pamje, ja si duket ai tani

Mediale Vip

Zayn Malik ndryshon pamje, ja si duket ai tani

Më: 30 shtator 2016 Në ora: 22:57
Zayn Malik

Niall Horan nuk është anëtari i vetëm i One Direction që ka surprizuar fansat, pasi të njëjtën gjë ka bërë edhe Zayn Malik por në një mënyrë tjetër. Nëse Niall ka publikuar këngën e tij të parë solo, Zayn ka ndryshuar look.

 Këngëtari 23 vjeçar është rikthyer edhe njëherë si në kohët e vjetra kur ishte pjesë e One Direction, pasi ka hequr mjekrën, përveç se ka lënë disa qime poshtë buzës së poshtme.

Megjithatë, si me mjekër si pa mjekër nuk besojmë që Gigi ka ndonjë preferencë kur vjen puna te fytyra e të dashurit të saj, sepse na e kanë treguar tashmë sa të dashuruar janë. Të lumtur janë shprehur edhe fansat në foton e postuar në Instagram nga Zayn, ku e kanë bombarduar me komente pozitive.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat