Nuk dihet se kush është më e bukur, Cindy ose vajza e saj

Mediale Vip

Nuk dihet se kush është më e bukur, Cindy ose vajza e saj

Më: 30 shtator 2017 Në ora: 19:27
Cindy Crawford dhe vajza

Cindy Crawford është nënë krenare e Kaie dhe Presley, të cilët gjithashtu merren me modën.

Njëra nga modelet legjendare të viteve të nëntëdhjeta, Cindy Crawford (51) është ende një nga gratë më të bukura në botë.

Modeli provoi se kolegët e saj më të rinj në pistë nuk i vijnë as deri te gjuri, kur ajo parakaloi me kolegët Naomi Campbell, Claudia Schiffer, Helen Christensen dhe Carla Bruni, në fund të shfaqjes Versace në Milano.

Por Cindy nuk është e vetmja në familje që shkëlqeu në Javën e Modës këtë vit. Vajza e saj 16-vjeçare, Kaia, debutoi në shtegun e modës dhe mahniti gjithë të pranishmit, transmeton KosovaPress.

Edhe djali i Cindy, Presley (18) ka qenë gjithashtu i përfshirë në botën e manekinëve për disa vjet.

E gjithë familja, së bashku me bashkëshortin e Cindy, Randy Gerber (55), u shfaq në Paris në javën e modës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat