Vjen edhe një këngë e radhës nga dyshja Genc Prelvukaj e Eni Koçi.
Edhe këtë herë dyshja i këndojnë dashurisë, me një tekst të cilin e kanë shkruar të dytë bashkë.
Kënga ka titullin ‘Harrove’, ndërsa është një baladë shumë e bukur.
Videoklipi i bukur gjen dyshen duke u endur nëpër rrugët e bukura të Ohrit ndërsa kënga është produksion i Black Fish Entertainment.