Ashley Graham lëndoi këmbën në prapaskenën e Miss Universe

Mediale Vip

Ashley Graham lëndoi këmbën në prapaskenën e Miss Universe

Më: 18 dhjetor 2018 Në ora: 07:14
Ashley Graham

Ashley Graham po ndjehet më mirë pas aksidentit që pati në spektaklin Miss Universe të dielën.

Modelja u rrëzua në prapaskenë me ç’rast lëndoi këmbën, 

“Jam mirë”, ka shkruar Graham në Instagram, ku tregoi çfarë ndodhi.

Modelja e cila ndryshoi tre herë veshjet gjatë transmetimit, tregoi këmbën e përgjakur dhe mjekët të cilët po përdornin një top pambuku për të mbuluar plagën.

“Duket më keq se sa ndihet, me përjashtim të asaj që po fryhet pak”, shkroi ajo.

Pavarësisht asaj që ndodhi, 31-vjeçarja u kthye dhe mbaroi sfilatën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat