A e dini si të përdorni lëngun e rrushit të thatë për pastrimin e mëlçisë

Mjekësi alternative

A e dini si të përdorni lëngun e rrushit të thatë për pastrimin e mëlçisë

Më: 10 dhjetor 2020 Në ora: 21:58
Foto ilustrim

Ekspertët kanë zbuluar se mbajtja e rrushit të thatë në ujë është shumë e mirë për mëlçinë dhe të gjithë organizmin.

Të gjithë ushqyesit e rrushit të thatë lëshohen në ujë dhe në këtë mënyrë përthithen më lehtë nga organizmi. Pirja e këtij lëngu përshpejton pastrimin e mëlçisë nga toksinat por edhe të sistemit tretës.

Për përgatitjen e këtij lëngu mjaftojnë 150 gramë rrush të thatë.

Vendosini në një kullesë dhe shpëlajini me ujë të bollshëm.

Më pas, hidhini në një tenxhere, shtoni dy gota ujë dhe lërini të ziejnë për 20 minuta.

Hiqeni tenxheren nga zjarri dhe kokrrat e rrushit lërini në ujë për gjatë gjithë natës.

Të nesërmen pijeni lëngun esëll.

Këtë kurë mund ta përsërisni për disa ditë për të garantuar një pastrim të mirë të mëlçisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat