Mos e lini fëmijën të qajë, ja çfarë ndodh me trupin e tij

Mjekësi alternative

Mos e lini fëmijën të qajë, ja çfarë ndodh me trupin e tij

Më: 13 dhjetor 2020 Në ora: 23:45
Foto ilustrim

Shumë prindër besojnë se fëmija duhet lënë që të qajë. Sipas një opinioni gjerësisht të përhapur pak minuta lot nuk i bëjnë keq fëmijës, përkundrazi e ndihmojnë të qetësohet vetë.
Kështu teknika e “pritjes progresive” (e njohur edhe si metoda 5-10-15) e zhvilluar nga doktor Richard Ferber, neurolog dhe pediatër i Universitetit të Harvardit dhe në spitalin pediatrik të Bostonit, përdoret ende nga prindërit në të gjithë botën.

Megjithatë asnjë nuk e di se çfarë ndodh realisht me fëmijët kur fillojnë të qajnë. Pasojat fizike dhe psikologjike mund të ndikojnë tek ai gjatë gjithë jetës. Kur një fëmijë qan pa ndjerë sigurinë e prindërit, niveli i stresit rritet. Me të qarën ndoshta do të komunikojë diçka: Ndoshta ka uri, ka dhimbje apo thjesht ka nevojë për shoqëri. Fëmija është në varësi të plotë të prindërit.

Nëse kërkesa e tij nuk dëgjohet, trupi mbushet me hormone stresi. Me kalimin e kohës kjo mund të dëmtojë sistemin nervor qendror si dhe të ndikojë në rritje dhe në aftësinë për të mësuar.

Në një intervistë për Süddeutsche Zeitung, Karl Heinrich Brisch mjek në spitalin e Mynihut shpjegon se të sapolindurit kur lihen që të qajnë “mësojnë shumë shpejtë të aktivizojnë në tru një plan emergjence, shumë të ngjashme me refleksin e vdekjes, i vëzhguar tek kafshët kur janë në rrezik për jetën, që konsiston në simulimin e vdekjes”.

Zhvillimi cerebelar preket dhe fëmijët mësojnë të përshtaten me stresin. Fëmijët që lihen të qajnë mund të mbeten të traumatizuar. Mos ndërhyrja e prindërve do të thotë: “qaj sa të duash, askush nuk do vij të të ndihmojë”. Kjo përkthehet shpesh në probleme me emocionet. Kështu prindërit që nuk reagojnë menjëherë ndaj sinjaleve të lëshuara nga fëmijët e tyre nuk i bëjnë mirë askujt: as vetes dhe as fëmijës.

Metoda e pritjes progresive nuk ka asnjë vlefshmëri pedagogjike, sepse të sapolindurit kanë një perceptim të kohës komplet ndryshe nga e jona. Nuk e dinë nëse kanë qarë për 5 apo 10 minuta dhe nuk janë në gjendje të nxjerrin konkluzione.
Dihet që fëmijët qajnë akoma më shumë kur injorohen. Kërkuesit britanikë kanë demonstruar se të sapolindurit që dëgjohen nga prindërit qajnë shumë më pak se sa fëmijët që marrin pak vëmendje.

Gjithashtu studime të tjera kanë treguar se kontakti dhe përkëdhelitë sjellin përfitime në zhvillim. Kështu personat që janë përkëdhelur më shumë gjatë muajve të parë të jetës pa u lënë vetëm për shumë kohë, ia kanë dalë më mirë në moshë të madhe.

Këshilla më e mirë për prindërit? Dëgjoni instinktin. T’i përgjigjesh të qarave të fëmijëve është një reagim natyror. Prandaj është logjike të mendosh se bëhet fjalë për reagimin e duhur.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat