Aloe Vera, 8 përdorimet e saj

Mjekësi alternative

Aloe Vera, 8 përdorimet e saj

Më: 15 dhjetor 2020 Në ora: 18:55
Foto Ilustrim

Me siguri, sa herë përmendet aloe vera në mendje ju vijnë dy gjëra:bima më e famshme e kohëve të fundit dhe gjëja e parë që përmendim kur jemi djegur nga dielli. Përpos tyre ,Aloe Vera ka shumë funksione dhe mund të përdoret edhe si:
1. Hidratues për fytyrën

Prandaj në shumë kremra për fytyrën shihni si përbërës kryesor aloe verën. Vetitë e saj hidratuese dhe kuruese janë perfekte, për më tepër gjatë verës.

2. Përdoreni kudo ku keni një puçërr
Do të shmangni infektimin dhe përshpejtoni reduktimin e saj.

3. Heqës make up-i.
Për shkak të vetive të tij hidratuese dhe faktit që është shumë miqësor për lëkurën e fytyrës, aloe verën mund ta përdorni edhe për të pastruar make up-in.

4. Mund ta përdorni pas gjidhënies
Mund ta vendosni në zonën përreth gjoksit për ta qetësuar nëse bebushi jua ka acaruar paksa pas gjidhënies.

5. Riparon lëkurën e dëmtuar
Irritimet nga i ftohti, psoriasis, ekzema dhe shumë probleme të tjera, mund të minimizohen nëse përdorni aloe vera.

6. Pas depilimit
Do ndiheni edhe më e lirshme, më e freskët dhe më e pastër!

7. Përdoreni poshtë syve
Aplikojeni lehtë poshtë pjesës së syve për t’i qetësuar nga lodhja dhe për të shmangur fryrjen e tyre.

8. Përdoreni si ilaç pas pickimit të një insekti
Vendoseni në zonën e pickuar për ta hidratuar, qëtësuar dhe shmangur një infeksion të mundshëm.

Para se ta përdorni aloe vera-n duhet të siguroheni që nuk ju shkakton asnjë lloj alergjie në lëkurë. Këtë mund ta testoni duke vendosur shumë pak në një zonë të vogël të lëkurës suaj, për të parë nëse ju shkakton ose jo irritim.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat