Në këtë zonë puçrrat s’duhen shtrydhur kurrë, rrezikoni edhe vdekjen

Mjekësi alternative

Në këtë zonë puçrrat s’duhen shtrydhur kurrë, rrezikoni edhe vdekjen

Më: 15 dhjetor 2020 Në ora: 19:02
Foto ilustrim

Dermatologët vazhdimisht tërheqin vërejtjen se duhet shmangur çdo lloj prekje e akneve dhe puçrrave, aq më tepër nëse gjenden në të ashtuquajturin “trekëndësh i vdekjes”.

“Trekëndëshi i vdekjes” përfshin hundën deri tek buza e sipërme.

Në këtë zonë të fytyrës gjenden enët e gjakut që shkojnë direkt në tru. Kur shtrydhni puçrrat, p.sh. në hundë, infeksioni që ajo ka mbledhur mund të kalojë në enët e gjakut e menjëherë arrijnë deri në sistemin qendror nervor, shkruan “The Independent”.

Në pamje të parë infektimi i puçrrës mund të duket i parëndësishëm, por mund të shkaktojë probleme serioze shëndetësore, siç janë humbja e shikimit, paraliza e përhershme, madje edhe vdekja.

Edhe pse rreziku që kjo të ndodhë është i vogël, duhet ditur që stafilokoku është një ndër bakteret më të rrezikshme, por që shumëzohet lehtësisht në plagët e hapura.

Prandaj, nuk është e pamundur që kjo shprehi të bëhet e rrezikshme për jetën.

Mënyra e vetme që t’i shmangeni rrezikut nga ky infeksion fatal është që të mos i prekni puçrrat në “trekëndëshin e vdekjes”.

Nëse vëreni skuqje të shtuar rreth puçrrës, duhet menjëherë të shkoni te mjeku.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat