Një kub akulli në qafën tuaj, më pak shqetësime psikologjike

Mjekësi alternative

Një kub akulli në qafën tuaj, më pak shqetësime psikologjike

Më: 21 dhjetor 2020 Në ora: 15:19
Foto Ilustrim

Mjekësia tradicionale kineze tregon se kjo mënyrë mund të rigjenerojë të gjithë trupin. Stimulimi i kësaj pike me një kub akull mund t’ju ndihmojë të merrni më shumë energji dhe rrjedhimisht të jeni më të shëndetshëm.

Terapia e akullit është përdorur për shekuj me radhë dhe mund të na  ndihmojë në kushte të ndryshme. Bright Side na tregon mënyrat alternative për të qëndruar të shëndetshëm me një kub akulli.

Mund të zvogëlojë dhimbjen e kokës

Duke vendosur një kub akulli në mes të qafës, në këtë mënyrë ju keni ulur dhimbjet e kokës dhe marramendjet. Akulli është zgjidhja më e mirë kundër dhimbjeve të kokës.

Mund të përmirësojë cilësinë e gjumit

Sipas librave mjekësorë kinezë, vendosja e akullit në mes të qafës ndihmon për të përmirësuar cilësinë e gjumit. Kjo qendër e rëndësishme e kontrollit është përgjegjëse për gjumin e thellë. Ju ndoshta nuk flini direkt, por nuk zgjoheni në mes të natës.

Ul stresin

Kjo pikë menaxhon çrregullimet psiko-emocionale, depresionin dhe stresin. Përdoruesit thonë se pas stimulimit të kësaj pike niveli i stresit dhe ankthit ulet.

Si të veproni?

Shrihuni në stomak dhe qetësohuni. Vendosni një kub akull në mes të qafës dhe lëreni për 15-20 minuta, (jo më shumë). Qetësohuni gjatë kësaj procedure. Rekomandohet që ta bëni 2 herë në ditë këtë proces. Gjithashtu mund ta mbështillni akullin me një shall ose rrobë tjetër. Mos u shqetësoni nëse ndjeni të ftohtë në sekondat e para. Prisni deri sa ta ndjeni nxehtësinë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat