Çaji bimor që trajton sindromën e zorrëve nervoze. Ja si ta përgatisni

Mjekësi alternative

Çaji bimor që trajton sindromën e zorrëve nervoze. Ja si ta përgatisni

Më: 2 shkurt 2021 Në ora: 07:20
Foto ilustrim

Sindroma e zorrëve irrituese është një çrregullim i përhapur i karakterizuar nga inflamacioni i zorrës së trashë. Zakonisht shoqërohet me dhimbje barku ose ndryshime në aktivitetin e zorrëve, si diarre dhe kapsllëk. Shkaku i problemit nuk është i qartë, por mund të shkaktohet nga një dietë e dobët, lloje të caktuara të infeksioneve dhe ekspozim i vazhdueshëm ndaj situatave stresuese.

Kombinimi i kamomilit dhe xhenxhefilit është ideal për të luftuar simptomat e sindromës të zorrëve të irrituara, falë vlerave të shkëlqyera qetësuese dhe anti-inflamatore të të dy përbërësve.

Për më tepër, dy përbërësit na ndihmojnë të eliminojmë toksinat e depozituara në traktin e zorrëve, përmirësimin e sistemit të tretjes dhe rregullimin e tranzitit të zorrëve. Sugjerohet që të përgatitni rreth 1 litër nga ky çaj bimor dhe ta pini atë gjatë gjithë ditës.

Për të përgatitur çajin bimor duhet që të vloni ujin, pastaj të shtoni 4 lugë xhenxhefil të freskët dhe 5 bustina kamomil. Hiqeni nga soba dhe lëreni të qetësohet për rreth 15 minuta. Ëmbëlsojeni vetëm me mjaltë dhe vetëm nëse është e nevojshme. Ruajeni në frigorifer dhe pije gjatë gjithë ditës. Mos e pini për më shumë se një javë.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat