Harrojeni kamomilin. Këto çajra janë “ilaçi” më i mirë për pagjumësinë

Mjekësi alternative

Harrojeni kamomilin. Këto çajra janë “ilaçi” më i mirë për pagjumësinë

Më: 8 shkurt 2021 Në ora: 17:00
Ilustrim

Një nga problemet kryesore që njerëzit kanë në ditët e sotme është pagjumësia.

Për shkak të lodhjes së madhe, mendimeve të shumta e një sërë arsyesh të tjera shumë njerëz e gjejnë të vështirë të flenë lehtësisht sapo vënë kokën në jastër. Mes shumë mënyrave për të shpëtuar nga pagjumësia është dhe konsumimi i çajërave bimorë. Më poshtë ju rendisim disa prej tyre sipas ‘Healthyonline’:
Lëvorja e manjolës

Me anë të një studimi është zbuluar se çaji i lëvores së manjolës zvogëlon kohën që duhet për të fjetur dhe rrit sasinë e gjumit duke modifikuar receptorët GABA në tru.

Balsam limoni

Pirja e çajit me balsam limoni mund të zvogëlojë pagjumësinë.
Çaji i kamomilit

Çaji i kamomilit përmban antioksidantin apigenin, i cili mund të ndihmojë në fillimin e gjumit.

Frut pasioni

Çaji i frutit të pasionit mund të përmirësojë cilësinë e gjumit. Gjithashtu, në kombinim me rrënjët e valerianës mund të reduktojë pagjumësinë.
Rrënja e valerianës

Është një barishte e përdorur për shekuj me radhë për të trajtuar probleme si pagjumësia, nervozizmi dhe dhimbjet e kokës. Valeriana mund të nxisë përgjumjen duke rritur nivelet e një neurotransmetuesi të quajtur GABA.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat