Ja çfarë do të thotë nëse keni erë të trupit

Mjekësi alternative

Ja çfarë do të thotë nëse keni erë të trupit

Më: 28 mars 2021 Në ora: 17:21
Foto ilustrim

Nëse era nuk zhduket, konsultohuni me mjekun

Era e mprehtë dhe e thatë e urinës tregon dehidrim sepse është shumë e përqendruar, kështu që ngjyra e saj është e errët dhe aroma është e fortë ”, shpjegon dr. Natalia Meimaris, profesoreshë e gjinekologjisë në Universitetin e New York-ut.

Rritni hidratimin duke pirë ujë ose lëngje (por shmangni kafenë, sepse zvogëlon ujin nga trupi) dhe aroma e pakëndshme së shpejti duhet të zhduket.

Sasia e propozuar e konsumimit të ujit është 8-10 gota në ditë për një person mesatar, jo aktiv.

Individët në lëvizje, atletët dhe njerëzit e ekspozuar ndaj temperaturave të larta duhet të rrisin konsumimin e ujit, për të shmangur dehidratimin.
Shumica e ujit filtrohet nga gjaku, ri-absorbohet dhe riqarkullohet disa herë nga veshkat. Uji i tepërt dhe mbetjet e tretura bëhen në urinë dhe eliminohen nga trupi gjatë urinimit.

Sasi të tjera shtesë të ujit vazhdimisht humbasin përmes djersitjes, frymëmarrjes dhe me jashtëqitje.

Kur humbet shumë ujë nga trupi, organet, qelizat dhe indet nuk arrijnë të funksionojnë siç duhet, gjë që mund të çojë në komplikime të rrezikshme.

Bakteret që shkaktojnë infeksionet urinare, diabeti i tipit 2 apo niveli i lartë i sheqerit në gjak, ovulacioni, etj., janë përgjegjëse gjithashtu për erën e rëndë të urinës. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat