Pse farat chia po konsiderohen si eliksir i shëndetit?

Mjekësi alternative

Pse farat chia po konsiderohen si eliksir i shëndetit?

Më: 8 prill 2021 Në ora: 11:30
Ilustrim

Farat chia janë fara që po përdoren cdo ditë e më shumë në kuzhinë. Ato po konsiderohen të jenë një ‘superushqim’.

Edhe pse mjaft të vogla në pamje, ato përmabjnë shumë vlera ushqyese të nevojshme për shëndetin tonë. Në fakt, farat chia kanë qenë një ushqim kryesor në kulturën azteke, dhe në gjuhën Mayan do të thotë “fuqi”.

Edhe pse nuk kanë ndonjë shije specifike, kur bashkohen me përbërës të tjerë ushqimor, tregojnë vlerat e tyre ushqyese të cilat mund ti shijoni.

2 lugë gjelle të farës chia do të thotë rreth 11 deri në 137 kalori.

Keto fara janë të pasura me fibra, proteina, yndyrna omega-3, magnesium, potassium, vitaminat B etj.

Por përse farat chia po konsiderohen si eliksir I shëndetit? Çfarë problemesh mund të zgjedhin ato?

Duke parë se sa të shëndetshme këto fara janë, mund të themi me plot siguri se farat ‘chia’ ndihmojnë në:

1. Kontrollin e nivelit të sheqerit në gjak dhe uljen e këtij niveli;
2. Ulja e shtypjes së gjakut, dhe ulja e rrezikut për sëmundje të zemrës;
3. Përmirësimi i shëndetit të eshtrave;
4. Humbja e peshës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat