Arsyet pse duhet ta konsumoni lëngun e domateve

Mjekësi alternative

Arsyet pse duhet ta konsumoni lëngun e domateve

Më: 10 prill 2021 Në ora: 22:08
Foto ilustrim

Domatet përdoren në salca të ndryshme, në gjella ashtu si edhe në sallata. Por, megjithatë pothuajse për të gjithë, domatet janë zgjidhja e parë kur bëhet fjalë për ushqimet e shëndetshme.

Në fakt, nëse nuk e dini, domatet janë shumë më të shëndetshme nëse konsumohen si lëng.

Përbërësit në lëngun e domateve e bëjnë që ky lëng të jetë një zgjidhje shumë e mirë për një regjim ushqimor të shëndetshëm dhe të balancuar.

Shihni më poshtë disa nga përfitimet e konsumimit të një gote me lëng domate në ditë.

Lëngu i domateve ka shumë vitamina

Lëngu i freskët i domateve është një burim natyral i vitaminës A dhe C. Me konsumim të rregullt të këtij lëngu, shikimi juaj do të përmirësohet.

Poashtu edhe imuniteti juaj do të forcohet dhe dhëmbët dhe eshtrat tuaj do të jenë të shëndetshëm.

Ndihmon me kolesterolin

Fibrat që gjenden në domate do të ulin nivelin e kolesterolit.

Është një pije që largon helmet nga trupi juaj

Ushqimet e shpejta janë të mbushura me helme (toksina). Klorina dhe sulfuri që janë prezent në domate stimulojnë funksionimin e veshkëve dhe mëlçisë.

Prandaj, lëngu i domates është shumë i mirë për detoksifikim.

Ndihmon funksionimin e zorrëve

Problemet me funksionimin e zorrëve janë një problem global i miliona njerëzve në botë.

Për fat të mirë, lëngu i domateve rregullon tretjen, ndihmon me kapsllëkun dhe përmirëson problemet me funskionimin e zorrëve.

Ndihmon me humbjen e peshës

Nëse planifikoni të mbani dietë, atëherë lëngu i domateve është ideal. Hidraton trupin, është i mbushur me fibra dhe ndihmon me urinë. Është një burim shumë i mirë i ushqyesve që ndihmon me tretjen e ushqimit.

Parandalon sëmundjet e zemrës

Domatet janë një burim i mrekullueshëm i vitaminës B6. Kjo vitaminë parandalon sëmundjet e zemrës.

Ndihmon me lëkurën

Lëngu i domateve përpos që mund të konsumohet, mund të përdoret edhe në mënyrë të drejtpërdrejtë në lëkurë. Lëngu i domateve ndihmon me aknet, shenjat dhe poret e lëkurës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat