Pirja e kafesë ul rrezikun për probleme të mëlçisë, thotë studimi

Mjekësi alternative

Pirja e kafesë ul rrezikun për probleme të mëlçisë, thotë studimi

Më: 28 qershor 2021 Në ora: 15:56
Foto ilustrim

Pirja e tre ose katër filxhanëve me kafe në ditë, me kafeinë ose pa të, zvogëlon rrezikun e zhvillimit dhe vdekjes nga sëmundjet kronike të mëlçisë, ka zbuluar një studim.

Sipas këtij hulumtimi, te pirësit e kafesë gjasat për zhvillimin e ndonjë sëmundjeje ishin 21% më pak, si dhe zhvillimi i yndyrës në mëlçinë e këtyre personave ishte 49% më i ulët.

Kështu, këta konsumues ka të ngjarë të vdesin më pak nga sëmundjet kronike të mëlçisë sesa ata që nuk e pinë fare kafenë.

“Kafeja është gjerësisht e arritshme te secili njeri dhe përfitimet e dala nga ky studim nënkuptojnë se mund të ofrojë një trajtim të mundshëm parandalues për sëmundjen kronike të mëlçisë” është shprehur autori i studimit Dr. Oliver Kennedy, teksa ka shtuar po ashtu se kjo do të ishte veçanërisht e vlefshme për vendet me të ardhura më të ulëta dhe qasje më të keqe ndaj kujdesit shëndetësor, dhe aty ku e sëmundjet kronike të mëlçisë janë më të larta”, shkuran CNN.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat