Ritualet pesë minutëshe të mëngjesit për të mposhtur depresionin dhe rritur produktivitetin

Mjekësi alternative

Ritualet pesë minutëshe të mëngjesit për të mposhtur depresionin dhe rritur produktivitetin

Më: 5 shtator 2021 Në ora: 23:57
Foto ilustrim

Ekspertët sugjerojnë disa rituale të mëngjesit për të filluar ditën në një mënyrë më të mirë, efikase dhe freskuese. Nëse mëngjesi është koha kur ndiheni joaktivë, ndryshimet e vogla në rutinë mund të ndihmojnë shumë në rritjen e energjisë, përqendrimit dhe produktivitetit.

E konsideruar si koha më produktive e ditës, fillimi i ditës herët mund t’ju ndihmojë të arrini më shumë dhe të përmirësoni shëndetin e përgjithshëm. Qëndrimi zgjuar deri vonë natën ose ngjitur në ekranet e telefonit mund të ju bëjë joproduktiv në mëngjes.

“Gjëja e parë dhe më e mira që mund të bëni për t’i bërë mëngjeset më të mira është të mos shikoni telefonin tuaj menjëherë pasi të zgjoheni,” thotë Dr. Sonal Anand, Psikiatër, Spitali Wockhardt, Mumbai, raporton Hindustantimes.

Këto janë disa rituale tjera të mira për tu praktikuar në mëngjes

Vëmendje për veten: Jepni disa minuta vetes dhe kushtoni vëmendje asaj që po ndodh përreth jush. Shikoni nga dritarja ose ballkoni, mund t’i japë nxitje trurit dhe përmirëson përqendrimin.

Jini mirënjohës: Përqendrohuni te vetja dhe ndjehuni të lumtur për veten, gjërat e mira në jetën tuaj. Jini mirënjohës ndaj njerëzve që keni përreth dhe faktit që keni një ditë tjetër për veten dhe një mëngjes të bukur.

Yoga e shpejtë dhe ushtrime të frymëmarrjes: Nëse keni 5 ose 10 minuta para se të filloni me punë, mund të merrni pak kohë për ushtrime të shpejta të frymëmarrjes. Yoga mund të ndihmojë në lirimin e hormoneve të lumturisë si dopamina, oksitocina, serotonin dhe endorfina dhe kjo mund të vendosë tonin e ditës tuaj.

Shpërthim i shkurtër i aktivitetit: Mund të përfshiheni në një formë të aktivitetit fizik si rregullimi i dollapit, ngjitja e shkallëve dhe ecja brenda dhomës. Hulumtimet kanë vërtetuar se edhe periudhat e shkurtra të aktiviteteve mund të kenë përfitime të shumta shëndetësore.

Me pak fjalë, nëse doni që mëngjesi juaj të jetë më i mbarë, duhet të përgatiteni një natë më parë duke bërë gjumë të mirë dhe duke u përmbajtur nga koha e tepërt para ekranit. Qëndrimi fizikisht aktiv gjatë ditës, qoftë për një kohë të shkurtër, mund të sjellë përfitime afatgjata.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat