A vuajnë fëmijët tuaj nga alergjitë?

Mjekësi alternative

A vuajnë fëmijët tuaj nga alergjitë?

Më: 12 tetor 2021 Në ora: 16:37
Foto ilustrim

Ndoshta mund të jenë një dhuratë nga Zoti, por pastruesit e enëve mund të kontribuojnë në zhvillimin e alergjive te fëmijët, pohon studimi i fundit. Fëmijët, familjet e të cilëve kanë pastruar enët e tyre me duar, ishin më pak të ekspozuar apo të prirë për t'u zhvilluar ekzema apo astma tek ata, zbulon studimi.

Rezultatet si këto dhurojnë mbështetje për 'hipotezën e higjienës' - teorisë që rritja në një ambient të pastër mund ta shtojë rrezikun për t'u prekur nga sëmundjet autoimune e ekspozimi i hershëm ndaj mikrobeve të ndryshme sistemin tonë imun e mban në nivel dhe punë të duhur.

Pasi që pastrimi i enëve me duar mund të jetë më pak efektiv se sa me makinë në reduktimin e numrit të baktereve, këta fëmijë janë më shumë të ekspozuar ndaj këtyre mikrobeve.

Rreziku për zhvillimin e alergjive te fëmijët po ashtu ishte pakësuar, nëse fëmijët kishin konsumuar ushqime të fermentuara (si akra jeshile) apo produktet, të cilat janë marrë në mënyrë të drejtpërdrejtë nga ferma. Fermentimi i ushqimit është proces bakterial dhe ushqimet që në mënyrë industriale kanë nivele të larta të mikrobeve, thonë shkencëtarët nga Universiteti i Getenborgut. 

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat