Fyti i acaruar/ Lehtësimi me kurat natyrale në shtëpi

Mjekësi alternative

Fyti i acaruar/ Lehtësimi me kurat natyrale në shtëpi

Më: 7 dhjetor 2021 Në ora: 07:20
Foto ilustrim

Dhimbjet në fyt, acarimi i tij dhe ngacmimet e kollës janë simptomat më të shpeshta që prekin shëndetin. Është koha kur virozat, gripi dhe i ftohti kërcënon hapur organizmin tonë. Problemet nisin me problemet në kapërcimin e ushqimit dhe sidomos kollën dhe teshtimat e njëpasnjëshme që shkaktohen pa pushim për shkak të acarimit të fytit. Por nëse mendoni se mënyra më e shpejtë për të përballuar acarimet e fytit dhe dhimbjet e shkaktuara prej tij është një vizitë në farmaci, zgjidhja është edhe më e shpejtë brenda në shtëpinë tuaj.

Sugjerohet një listë me kura natyrale, përbërësit e të cilave gjenden lehtë në kuzhinën e secilit prej nesh. Mjaftojnë pak minuta në përgatitjen e secilës prej tyre dhe problemet me fytin do të largohen. Është vet natyra që ofron zgjidhje të shumëfishta për çdo problem shëndetësor përfshirë këtu edhe problemet dhe komplikacionet që vijnë nga i ftohti.

Katër kura natyrale për lehtësimin e fytit të acaruar
Limoni

Përdorni një çaj të ngrohtë limoni me mjaltë. Kombinoni lëngun e dy kokrra limoni dhe një lugë gjelle mjaltë në një filxhan çaji me ujë të ngrohtë. Përzjeheni dhe pijeni ngadalë. Përsëriteni këtë 2 deri në 3 herë në ditë.

Uthulla e Mollës
Në një filxhan çaji, hidhni një lugë gjelle me uthull molle, një lugë gjelle lëng limoni dhe një lugë gjelle mjaltë. Shtoni ujë të ngrohtë përzjeheni dhe pijeni ngadalë. Përsëriteni këtë çaj dhe konsumojeni deri tre herë në ditë. Shumë shpejt do të ndjeni lehtësimin e dhimbjeve nga fyti dhe inflamacioni.

Kanella
Në një gotë me ujë të ngrohtë shtoni një lugë gjelle kanellë pluhur dhe një lugë gjelle piper të zi pluhur. Përzjeni solucionin dhe bëni me të gargare. Përdoreni këtë kurë një herë në ditë, për një javë rresht dhe do të jeni tërësisht të shëruar.

Hudhrat
Konsumoni një thelpi hudhër çdo ditë në mënyrë që hudhra të çlirojë në trup përbërësin e fuqishëm të njohur me emrin acilinë. Ajo do të vrasë bakteret që shkaktojnë dhimbjen e fytit. Përdoreni këtë kurë çdo ditë për një javë. Jo vetëm që fyti do të shërohet por organizmi do të përfitojë edhe shumë vlera të tjera shëndetësore.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat