Qe si të pastroni sinuset nga qelbi dhe mukoza: Për dhjetë ditë do të merrni frymë me mushkëri plot!

Mjekësi alternative

Qe si të pastroni sinuset nga qelbi dhe mukoza: Për dhjetë ditë do të merrni frymë me mushkëri plot!

Më: 17 janar 2022 Në ora: 06:50
Foto ilustrim

Sinuset mund të shkaktojnë dhimbje koke të shpeshta dhe të vazhdueshme, por edhe infeksione që përhapen shpejt dhe kanë pasoja për shëndetin

Filloni trajtimin duke shpëlarë sinuset.

Në mëngjes, shpëlani sinuset me ujë të ngrohtë dhe kripë për dhjetë ditë rresht.

Përgatitni tretësirën për shpëlarje si në vijim: Shtoni 1 lugë gjelle kripë në 1 gotë ujë të nxehtë. Shtoni 1 deri në 2 pika jod.

Më pas ngrohni sinuset për 30 minuta. Më e mira për këtë është kripa ose rëra. Kripën e ngrohur vendoseni në një peshqir të hollë dhe vendosni në sinuse.

Ju gjithashtu mund të ngrohni sinuset tuaja me një kompresë mjalti. Hidhni një lugë mjaltë dhe pak vaj bimor në pak miell dhe ngjisheni derisa të bëhet brumë i butë që duket si plastelinë. Vendoseni brumin në një pecetë letre dhe më pas në sinuse. Një kompresë mjalti do ta largojë shumë shpejt inflamacionin.

Më pas rekomandohet që gjatë ditës kur jeni duke luftuar me sinusit të rëndë, sigurohuni që të hani rrikë ose speca djegës në mënyrë që të zhbllokoni sinuset dhe të largoni sekrecionin.

Për dhjetë ditë mund të pini një gotë ujë çdo mëngjes të cilit i keni shtuar pak uthull molle. Kjo përzierje, e pirë me stomakun bosh, zbërthen sekrecionet, për këtë arsye do të largoni lehtësisht qelbin dhe mukozën nga sinuset.

Sapo të ndjeni simptomat e para të ftohjes ose gripit, bëni çaj limoni në këtë mënyrë: në ujë të valë, shtoni limonin me lëkurë të pastruar mirë, të grirë në katër pjesë. Lëreni ujin të ziejë edhe për 5 minuta dhe më pas hiqeni çajin nga ngrohësi.

Kur të ftohet pak, shtoni mjaltë dhe pijeni me gllënjka të vogla.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat