Ky ushqim është më i miri për shëndetin e zemrës, përdoret shumë edhe tek ne

Mjekësi alternative

Ky ushqim është më i miri për shëndetin e zemrës, përdoret shumë edhe tek ne

Më: 22 shkurt 2022 Në ora: 22:13
Foto ilustrim

Dieta është një shkak kryesor kur bëhet fjalë për çdo lloj sëmundjeje të zemrës. Duke qenë se dieta është e lidhur ngushtë me shëndetin e zemrës, është e rëndësishme se çfarë marrim në trup.

Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë, rreth 17.9 milionë njerëz vdesin nga sëmundjet kardiovaskulare në mbarë botën çdo vit. Forma më e zakonshme e sëmundjes së zemrës është sëmundja e arterieve koronare.

Gjëra të tilla si konsumimi i shumë yndyrave të ngopura dhe trans mund të çojnë në kolesterol më të lartë, i cili mund të ndikojë negativisht në shëndetin e arterieve duke shkaktuar krijimin e pllakave. Presioni i lartë i gjakut, mungesa e stërvitjes, diabeti dhe mbipesha janë gjithashtu faktorët kryesorë të rrezikut për sëmundjet e zemrës.

Për shkak se dieta dhe mënyra e jetesës janë shumë të lidhura me shëndetin e zemrës, dr. William Davis, një kardiolog dhe autor i librit më të shitur të NY Times Super Gut, ka zbuluar se cilat ushqime janë më të mira për zemrën.

Ndërsa ka shumë ushqime që janë të shëndetshme për zemrën, Dr. Davis dëshiron që njerëzit t’i kushtojnë vëmendje të veçantë njërit prej tyre.

“Ushqimi im i preferuar për shëndetin e zemrës që shumë njerëz e lënë pas dore është kimchi, një lakër tradicionalisht e fermentuar që është e popullarizuar në Kore dhe hahet shpesh me çdo vakt (tek ne i njohur si rasoji). Procesi i fermentimit do të thotë që specie mikrobike shumë të dobishme zakonisht janë të pranishme. Këto mikrobe krijojnë shumë përfitime për “.

Këto përfshijnë sheqerin e ulët në gjak, reduktimin e rezistencës ndaj insulinës, uljen e inflamacionit në të gjithë trupin dhe prodhimin e vitaminave B1, B2, B7 dhe B9”, tha ai.

Me fjalë të tjera, ushqimet e fermentuara mund t’ju ndihmojnë të keni një mikrobiotë të shëndetshme të zorrëve, e cila nga ana tjetër mund të ndihmojë në uljen e rrezikut të gjërave si presioni i lartë i gjakut dhe inflamacioni kronik, të cilët janë faktorë rreziku për sëmundjet kardiovaskulare.

Sipas Harvard Health, ekziston një lidhje e madhe midis mikrobeve që gjenden në zorrë dhe sistemit tuaj kardiovaskular, që do të thotë se mbajtja e një zorrë të shëndetshme mund t’ju ndihmojë gjithashtu të keni një zemër të shëndetshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat